75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / L A

Motta pas shkarkimit: Juve nuk më dha kohë të mjaftueshme për të zhvilluar projektin tim

Thiago Motta është shkarkuar së fundi nga Juventusi.

Kjo vjen pas rezultateve të dobëta të skuadrës, të cilët u eliminuan nga të gjitha garat dhe po ashtu janë jashtë garës për të fituar “Scudetton”.

Ai u zëvëndësua nga kroati Igor Tudor, i cili do të jetë trajner deri në fund të sezonit.

Pas shkarkimit të tij flitej se kishte pasur mosmarrëveshje me lojtarët, por kjo gjë u hodh poshtë nga Motta.

“Juventus nuk më dha kohë të mjaftueshme për të zhvilluar projektin tim”. “Të thuash se lojtarët ishin kundër meje, kjo është diçka e rreme dhe e papranueshme”, u shpreh Motta.

Juve, këtë sezon gjendet në pozitën e 5-të në Serie A dhe ka gjithsej 55 pikë./IndeksOnline/