Motta te Juventusi, kush janë lojtarët që pritet t’i sjellë si përforcime

Thiago Motta do të jetë trajner i ri i Juventusit. Motta do të luajë një 4-3-3 të adaptueshëm me 4-2-3-1.
Dorgu i Leçes, por mbi të gjitha Wendell i Portos, i thirrur së fundmi në Copa America me Brazilin, janë në krye të preferencave të trajnerit të ri të Juves.
Samardxhiq nga Udinese dhe Berardi nga Sassuolo janë dy kërkesat e tij nga Serie A.
Koopmeinersi mbetet dëshira e madhe e Juvesit, por që nuk do të jetë blerje e lehtë, ngase lojtari preferon më shumë kampionatin anglez.
Së fundi, anësori Laurienté nga Sassuolo dhe Greenwood që luajti te Getafe janë dy emrat e fundit që po lakohen te Juventusi./Indeksonline/