23:49 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Mount pas ndeshjes: Ne jemi ekipi më i mirë në botë, s’mund ta hiqni atë nga ne

Futbollisti i Chelseas, Mason Mount ka folur pas fitimit të Ligës së Kampionëve.

Anglezi, që asistoi te goli i fitores, u shprehë se Chelsea është ekipi më i mirë në botë momentalisht, transmeton Indeksonline.

“Nuk mund ta them me fjalë. Është e pamundur. Sapo përmenda atëherë që kam luajtur në dy finale për Chelsean dhe i kemi humbur të dyjat. Kam ëndërruar të fitoj një trofe me Chelsea. Të shkojmë deri në Ligën e Kampionëve. Ne kemi luajtur kundër disa skuadrave të vështira. Jemi në një finale dhe e kemi fituar. Është një rast kaq i veçantë. Në këtë moment, ne jemi ekipi më i mirë në botë. Ju nuk mund ta hiqni atë nga ne!”

“Çfarë ekipi është Man City?! Ju keni parë atë që bënë në Premier League. Ishte një lojë kaq e vështirë. Ne e dhamë një gol dhe u mbrojtëm të gjithë ndeshjen. Lëmë gjithçka në fushë dhe fituam. Babai im sapo ka zbritur nga stendat. Unë shpërtheva në lot duke e parë atë. Falënderoj familjen time për gjithçka”, u shprehë ai./Indeksonline/