75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 04 Maj 2023 / B O

Mourinho: Ai është i tmerrshëm, është gjyqtari më i dobët që kam hasur në karrierë

Jose Mourinho e ka quajtur si gjyqtarin më të dobët që ka hasur në karrierë italianin Daniele Chiffin, ai që drejtoi mbrëmë ndeshjen Monza-Roma.

“Ky ishte arbitri më i keq që kam hasur në karrierën time. Më besoni, jam marrë me shumë arbitra që kanë qenë të këqij. Normalisht kur flas për arbitrat është sepse ata kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në lojë. Nuk jam nga ata që mirren shumë me gjyqtarët, por ishte i tmerrshem. I dha karton të kuq një lojtari (Celik) i cili rrëshqiti” ka thënë Mourinho./Indeksonline/