14:38 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mourinho bisedon me Boateng përmes telefonit, por cila ishte përgjigjja e mbrojtësit gjerman?

Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng ka refuzuar shansin t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë verë pas një bisede telefonike me Jose Mourinhon.

Reprezentuesi gjerman ishte në listën e dëshirave të Mourinhos që ia dha drejtorit, Ed Woodward, transmeton IndeksOnline.

Por, bisedimet për Boateng nuk u materializuan kurrë, edhe pse ai ishte njëri prej objektivave të Manchester Unitedit.

Afati kalimtar veror në Angli mbaron nesër, teksa Boateng, i cili është lejuar nga Bayern Munich të largohet, nuk preferon kalimin në ”Old Trafford”.

Së fundmi e përditshmja gjermane, Bild shkruan se Boateng ka pasur një thirrje nga Mourinho, të cilin mbrojtësi gjerman e ka falënderuar për interesimin, por edhe e ka refuzuar.

Thuhet se 29-vjeçari erdhi deri te ky vendim pas bisedimeve me trajnerin e Bayern Munich, Niko Kovac. Kroati duket se ka kërkuar qëndrimin e tijj./IndeksOnline/

Germany Training And Press Conference