75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mourinho: City janë perfekt, por s’janë fort burra!

Jose Mourinho e ka lëvduar Manchester Cityn para përballjes derbi. Trajneri i Manchester United i ka thënë të gjitha të mirat për Cityn, por ua ka gjetur një mangësi.

“Ata mbrohen mirë, reagojnë mirë kur e humbin topin.  Kanë dinamikë perfekte në sulm, kanë lëvizje kreative, lojtarë të mahnitshëm dhe trajner fantastik. City ka shumë gjëra të mira, por dy mangësi.

Ata e humbasin shumë lehtë topin dhe simulojnë shumë. Kur je në kontakt me ta, bien në tokë sikur t’i fryente era. Nuk ka shumë burra në atë skuadër” ka thënë Mourinho./Indeksonline/