75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 22 Tetor 2021 / B O

Mourinho dënon lojtarët pas debaklit, gjumë në qendrën stërvitëse dhe stërvitje në mëngjes

Jose Mourinho i ka dënuar lojtarët e tij pas disfatës turpëruese mbrëmë ndaj Bodo Glimt. Zbarkimi i romakëve mbrëmë u bë në orën 2.30 të mëngjesit.

Mourinho urdhëroi që të gjithë lojtarët të bëjnë gjumin në qendrën sportive.

Me pak orë gjumë, Mourinho obligoi të gjithë lojtarët të paraqiten në stërvitje në orën 11:30 të mëngjesit.

Pas disfatës poshtëruese nga kampionët e Norvegjisë, Mou e ka në plan që të përgatis skuadrën maksimalisht për ndeshjen e të dielës ndaj Napolit./Indeksonline/