75 Mall Live Search
08:19 / E Diele, 21 Korrik 2024 / Gj. Sh

Mourinho dëshiron transferimin e Mateo Kovacic te Fenerbahche

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo vetëm në kampionatin turk, por edhe në arenën europiane.

Mediet turke raportojnë se së fundmi trajneri portugez ka shfaqur interes të lartë për mesfushorin e Manchester City-t, Mateo Kovacic.

30-vjeçari kroat, sezonin e fundit numëron në total 46 paraqitje me City-n, ndërsa ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

Fenerbahçe është shfaqur shumë ambicioze këtë merkato dhe deri më tani ka afruar sulmuesin Cenk Tosun dhe sulmuesin Allan Saint-Maximin.