15:42 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Mourinho dhe Guardiola konfirmojnë transferimin e Sanchez në United

Mourinho dhe Pep Guardiola kanë bërë të qartë se nënshkrimi i Alexis Sanchez me Manchester United është çështje orësh.

Sulmuesi kilian, për të cilin flitej që do të shkonte në Manchester City, në fund ndryshoi klubin e Manchester për shkak të kërkesave të larta ekonomike që ai kërkoi.

Arsenal ndërkohë dëshiron të përfshijë Mkhitaryan në negociatat me “Djajtë e Kuq” .

Mourinho deklaroi në një konferencë për shtyp ” se nuk ka për qëllim të fsheh apo të mohoj asgjë, por nuk është e mbyllur, mendoj se të gjithë e dinë se ne kemi atë synim dhe sidomos kur trajneri i Arsenalit flet qartë” , duke iu referuar pohimit të Wenger, i cili kishte vënë në duke se Alexis ka të ngjarë të luaj në United.

Ndërkohë Pep Guardiola, i cili kishte kërkuar transferimin e Alexis, ka përgëzuar në një mënyrë lojtarin për transferimin e tij në United.

“Ajo që di tani është se Alexis është një lojtar i Arsenalit por unë mendoj se ai do të shkoj në United, kështu që urime për të dyja dhe fat të mirë. Urimet e mia për Alexis janë të njejta, i uroj atij çdo të mirë” , deklaroi Pep. /IndeksOnline/