08:06 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho do të jetë në stol në ndeshjen ndaj Chelseat

Federata Angleze i ka dhënë kohë trajnerit portugez për të përgatitur mbrojtjen për fyerjet që janë parë në televizion në ndeshjen e para dy javëve me Newcastle.

Jose Mourinho do të jetë në stol në supersfidën e kësaj fundjave mes Chelsea dhe Manchester United që do të zhvillohet në Stamford Bridge. FA i ka dhënë kohë trajnerit luzitan për të përgatitur mbrojtjen e tij për fjalët fyese në drejtim të kameraveë u shoqëruan edhe me gishtin e vogël në fitoren 3-2 me përmbysje ndaj Newcastle.

Kështu që Mourinho do ta sfidojë nga fusha ish skuadrën e tij.

Nga ana tjetër trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri i ka dalë në mbrojtje portugezit për kritikat e ashpra që janë drejtuar tek ai si pasojë e rezultateve të dobëta.

“Ai meriton më shumë respekt. Ka fituar gjithçka, përsa i përket rezultateve Mourinho është trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Sarri

“Mendoj që kritikat në drejtim të tij janë të tepruara”.