75 Mall Live Search
16:17 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / L K

Mourinho e Bonucci do të bashkohen në janar në një skuadër

Leonardo Bonucci do të rikthehet në Serie A. Mbrojtësi italian do të braktisë Union Berlinin pas vetëm 6 muajsh.

Bonucci te Roma do të transferohet si lojtar i lirë pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me skuadrën gjermane.

36-vjeçari, me Romën do të firmos kontratë për gjashtë muaj me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër./Indeksonline/