12:41 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mourinho e dëshiron yllin e Dortmund me çdo kusht

Transferimi i i Fred gjatë afatit të fundit kalimtarë po del i dështuar. Problemet në mesfushën e United dita e ditës vetëm po rritën.

Për të i eliminuar këto probleme Mourinho ka kërkuar që të transferohet lojtari i Dortmund, Alex Witsel, transmeton Indeksonline.

ESPN raporton që Mourinho ka dërguar skautët që ta vëzhgojnë belgun gjatë ndeshjeve të kombëtareve.

Po ashtu Mourinho po e përdor Lukakun që të bind Alex Witselin.

Manchester United u mundua që të transferonte mesfushorin belg gjatë verës së kaluar por nuk ja arriti./Indeksonline/