23:26 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020

Mourinho: E di se me cilën skuadër do të luaj në Shkup!

Skuadra e Tottenhamit nesër do të përballet me Shkëndijën e Tetovës për ndeshjen e rundit të tretë në Evropa Ligë.


Takimi fillon nga ora 20:00, ku pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, pasi skuadra e Moutinhos udhëton në Shkup, shkruan IndeksOnline

Jose Mourinho, një ditë para ndeshjes ka mbajtur konferencë për shtyp, me anë të aplikacionit ‘Zoom’.

“Special One” thotë se ka marr informacion nga disa vende në Maqedoni se çfarë skuadre është Shëndija.

“Kam marrë informacion në lidhje me Shkëndijën nga disa vende në Maqedoni”, tha Mourinho.

“Garat në Ballkan janë gjithmonë të vështira, dhe ne e kemi parë atë në Bullgari. Sidoqoftë, ne jemi të gatshëm dhe e di shumë mirë me cilën skuadër do të luajmë në Shkup”,tha ai.