Mourinho e do këtë njeri si ndihmës trajner te Roma

Skuadra e Romës tashmë kanë trajnerin e tyre të ri, Jose Mourinhon.
Ai me fillimin se sezonit të ri do ta udhëheq Romën, shkruan IndeksOnline
Por, sipas gazetave italiane thuhet se ‘Special One’ ka telefonuar ish-futbollistin, Walter Samuel dhe ndihmës trajnerin Leicester Cityt, Jose Fontes.
Fontes, megjithatë, nuk do të jetë e vetmja shtesë në ekipin e Mourinho.
Sipas raportit, ‘Special One’ i ofroi ish-mbrojtësit të Romës dhe Interi Walter Samuel që të bëhet ndihmësi i trajnerit të tij nga sezoni tjetër.
Samuel fitoi titullin në Serie A me Giallorossi në 2000-01 dhe ishte pjesë e skuadrës legjendare të Interit e stërvitur nga Mourinho që fitoi tripleten në vitin 2010.