75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mourinho e thotë publikisht preferencën e tij se kë dëshiron ta udhëheqë

Emri i Jose Mourinhos për rikthimin e mundshëm në pankinë është lakuar disa herë.

Trajneri i madh portugez flitej se mund të marr drejtimin e Bayern Munchen, PSG apo edhe Chelsea.

Por, vetë Mou ka thënë se është i etur që të drejtojë një përfaqësuese.

“Jam i etur që të marr një projekt për të drejtuar një përfaqësuese. Dua që të marrë pjesë në një Kampionat Evropian apo Kupë të Botës. Nuk duhet të jetë domosdoshmërisht Portugalia. Mjafton të jetë përfaqësuese që luan në këto nivele” ka thënë Mourinho./Indeksonline/