Mourinho fatin si të Ismet Munishit, po rreshket si në akull në tabelën e Premierligës

Tottenhami ka vazhduar me rezultate negative në Premierligë.
Pas barazimit me Crystal Palace dhe humbjes nga Liverpooli, skuadra e Jose Mourinhos është mposhtur edhe nga Leicesteri.
Dhelprat kanë fituar në Londër me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 14-të të ligës angleze.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Jamie Vardy në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë nga penalltia.
#TottenhamHotspur 0-2 #leicestercity
— Follow @goal433 (@goal4339) December 20, 2020
⚽️45' James Vardy
⚽️60' Toby Alderweireld KK#PremierLeague #PL #TottenhamLeicester
Follow @goal433 for all goals. #goals pic.twitter.com/ardYoZbnfo
Golin e dytë e shënoi Alderweireld në portën e tij në minutën e 59-të.
Me këtë fitore, Leicesteri ngjitet në vendin e dytë me 27 pikë derisa Tottenhami bie në vendin e katërt me 25 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/