Mourinho flet për herë të parë pas shkarkimit, godet rënd Pogban
Trajneri i njohur Jose Mourinho ka dhënë intervistë për herë të parë pas shkarkimit në televizionin ‘beIN sport’.
Për shkak të një marrëveshjeje me klubin e Manchester United ai nuk ka mundur të flas arsyen e shkarkimit, transmeton Indeksonline.
Por nuk ka kursyer fjalët për francezin Paul Pogba. Edhe pse nuk ia ka përmendur emrin, ishte e qartë që kritikat ishin drejtuar për mesfushorin.
‘Special One’ u shprehë se momentin që një lojtar bëhet më i rëndësishëm se skuadra atëherë duhet të largohet por nuk po ndodh më.
“Strukturat duhet ta mbrojnë menaxherin nga lojtarët që e ndjejnë vetën më të rëndësishëm se klubi” u shprehë Mourinho. /Indeksonline/