Mourinho flet për shkarkimin e Lampardit: Ky është futbolli modern…

Frank Lampard u shkarkua dje nga skuadra e Chelseat edhe pas fitores ndaj Luton Town në Kupën FA.
Lampard kaloi një sezon të plotë dhe një gjysmë-sezoni te klubi i tij i ëndrrave, shkruan IndeksOnline.

Për shkarkimin e legjendës blu, ka folur edhe Jose Mourinho – me këtë të fundit Lampard fitoi pothuajse të gjitha titujt.
“Unë jam gjithmonë i trishtuar kur një koleg i imi humbet punën. Por, Frank nuk është thjeshtë një koleg. Ai është një person shumë i rëndësishëm në karrierën time. Prandaj më vjen shumë keq. Por, kjo është ashpërsia e futbollit modern. Kur bëheni menaxher, e dini që kjo do t’ju ndodhë, herët a vonë”.

Mourinho nuk e ka ndërmend ta telefonoj Lampardin: “Jo, nuk dua. E di që Lampard nuk dëshiron të flas me mua tani ose me dikë tjetër jashtë familjes.”.
Në vend të Lampardit duket se do të emërohet trajneri gjerman, Thomas Tuchel./IndeksOnline/