Mourinho futet në listë për një rikthim spektakolar te Chelsea
Jose Mourinho është futur në listën e Chelseas për trajner të ri.
Emri i teknikut portugez po qarkullon në media të ndryshme si zëvendësues i Enzo Marescas, i cili u shkarkua sot pas rezultateve të dobëta në javet e fundit, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, Mouroinho do të dëshironte të rikthehet edhe për një aventur te skuadra londineze, nëse ka interesim nga drejtuesit e klubit.
Ai është i lidhur fort me Chelsean, pas suksesit që kishte në fillim të karrieres si trajner.
Mourinho aktualisht është trajner i skuadrës portugeze, Benfica, por një interesim nga Chelsea do ti ndryshonte mendjen./IndeksOnline/

