Mourinho gati të marr drejtimin e Tottenham
Mauricio Pochettino është larguar nga Tottenham pas pesë-vjet e gjysmë në klub.
Argjentinasi mund të mos ketë fituar një trofe gjatë kohës së tij në veri të Londrës, por ai gjithmonë do të mbahet mend.
Ai mori një skuadër shumë mesatare dhe i ktheu ato në një skuadër konkuruese të Champions League, duke arritur në finale në Madrid sezonin e kaluar.
Për të zëvendësuar atë është duke u përmendur emri i Jose Mourinhos.
Portugezi aktualisht është pa punë dhe e njeh shumë mirë Premierligën pasi më herët ka drejtuar Chelsean dhe Manchester United.
Sipas mediave në ishull, thuhet se Spurs tani e kanë kontaktuar dy herë fituesin e Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/