Mourinho “godet” Guardiolën: Vetëm hajdutët ankohen për VAR-in
Vendosja e VAR-it në Premierligë ka shkaktuar një debat të gjerë në vendlindjen e sportit më të bukur në botë.
Disa aktorë futbolli kanë dalë në mbrojtje të teknologjisë derisa disa të tjerë për arsye të ndryshme janë kundër këtij sistemi, shkruan Indeksonline.
Në këtë situatë nuk ka mundur pa u zhytur edhe një nga trajnerët më të përfolur të futbollit, Jose Mourinho.
“Special One” ka thënë “Vetëm hajdutët mund të ankohen për futjen e kamerave të sigurisë (VAR)”, ku tërthorazi iu drejtua rivalit të tij, Pep Guardiola.
Trajneri i Manchester Cityt e kishte kritikuar VAR-in në ndeshjen me Tottenhamin, pas anulimit të golit të mundshëm të Gabriel Jesus-it për një prekje të dyshimtë nga Otamendi. /IndeksOnline/