Mourinho i përhumbur në intervistë, portugezi acarohet me gazetarin

Jose Mourinho pa ekipin e tij të humbiste 2 pikë ndaj West Ham-it dhe pse e kishte ndeshjen në dorë.
Skuadra e tij udhëhoqi 3-0 pjesën e parë, por e çoi në dreq gjithçka se u barazua në fund.
Zhgënjimi te tekniku ishte evident dhe diçka e tillë u pa qartë dhe në intervistën pas ndeshjes. E cila ishte shumë e shkurtër dhe e stilit të portugezit.
Ai u pyet nga gazetari në lidhje me ndeshjen e çmendur të skuadrës së tij.
“Flas vetëm për ndeshjet e mia dhe kjo ishte një sfidë që e kishim në xhep dhe ne humbëm 2 pikë. Më duhet të fokusohem në diçka të tillë”, – tha ai.
?" I speak about my games and this was a game in the pocket and we lost"
— Football Daily (@footballdaily) October 18, 2020
Jose Mourinho shows his dissapointed in losing 3 points pic.twitter.com/8SpBSA136f