75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mourinho i përlotur para ndeshjes, tregon se ka humbur një pjesëtar të afërm të familjes

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur për media para ndeshjes kundër Brightonit që po zhvillohet në Londër.

Tekniku portugez ka thënë se është i mërzitur shumë pasi që ka ngordhur qeni i tij që e konsideron pjesë të familjes.

“Qeni im ka ngordhur dhe qeni im është familja ime, andaj është shumë e vështirë…”, tha Mourinho, që dukej shumë i emocionuar dhe gati sa nuk e kapluan lotët.

Pas pjesës së parë, Tottenhami është duke humbur me rezultat minimal. /IndeksOnline/