Mourinho: Imagjinojeni çfarë do thonin për mua po të bëja gjestin e Simeones
Jose Mourinho e ka komentuar gjestin e Simeones në ndeshjen ndaj Juventusit. Trajneri portugez ka thënë se opinioni publik do ta “masakronte” atë po ta bënte këtë gjest.
“A mund të imagjinoni se çfarë do thoshin për mua po të veproja si Simeone? e ka pyetur Mourinho një gazetar në stadio.
Gazetari e ka pyetur se përse është ky trajtim në media ndaj tij, ndërsa përgjigja e portugezit ishte se nuk e dinte këtë.
Mourinho ka thënë se është hera e parë për të që si trajner i janë bërë 18 muaj pa e fituar asnjë trofe të vetëm./Indeksonline/