12:38 / E Enjte, 10 Tetor 2019

Mourinho refuzon të bëhet trajner i Lyonit

Jose Mourinho raportohet se ka refuzuar mundësinë për ta menaxhuar skuadrën franceze Lyon.

Lyoni ka arritur vetëm 9 pikë në nëntë ndeshje që i ka luajtur në këtë sezon, duke i humbur katër ndeshje dhe duke i fituar vetëm dy.

Drejtuesit e Lyonit shpresonin se Mourinho do t’u bashkohej për t’i udhëhequr ata, mirëpo Mourinho i refuzoi, duke u arsyetuar se dëshiron të kthehet në Ligën angleze.

Po ashtu ka pasur edhe raportime se Mourinho mund ta marrë drejtimin e Tottenhamit pasi që presioni për shkarkimin e Mauricio Pochesttino po rritet çdo herë e më shumë./Indeksonline/.