Mourinho, ka shpenzuar më shumë para me klubet angleze se Tottenhami, që nga viti 2001
Sot Tottenhami ka bërë zyrtare se Jose Mourinho është trajneri i ri në klub.
Dje gjiganti anglez shkarkoi Mauricio Pochettinon, për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon, transmeton KosovaPressi.
Mirëpo, problemi për Spursin është se tekniku portugez shpenzon shumë para në blerjen e lojtarëve të rinj në mënyrë që klubi të jetë në nivelin e duhur.
Tottenhami në krye me presidentin Daniel Levy që nga tetori i vitit 2001 ka shpenzuar 876 milionë dollarë.
Derisa Mourinho vetëm me klubet angleze ka shpenzuar 925 milionë dollarë.