75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Mourinho: Kane ka humbur Euro 2020, mund të mungoj deri sezonin tjetër

Jose Mourinho ka frikë se Harry Kane mund të mungoj deri në sezonin e ardhshëm.

Tottenham njoftoi të enjten se sulmuesi i tyre pritet të jetë jashtë fushave deri në muajin prill pas operimit që pati.

Por trajneri i Spurs Mourinho pranoi sot se rimëkëmbja e Kane mund të zgjasë më shumë sesa pritej, shkruan Indeksonline.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së nesërme të FA Cup në shtëpi ndaj Middlesbrough, ai tha: “Ne përpiqemi më të mirën që mundemi. Lajmet për Harry nuk kemi dhe nëse më pyetni sa herë që vijmë këtu përgjigja do të jetë e njëjtë“.

Ne presim që ai të dalë jashtë deri në mes të prillit, fund të prillit, maj, madje edhe sezonin e ardhshëm nuk e di“, ka thënë trajneri portugez.

Ndërkohë, Tottenham duket se po mbyllet në një marrëveshje huazimi 18 mujor për mesfushorin e Benficas, Gedson Fernandes. /IndeksOnline/