75 Mall Live Search
14:55 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / C E

Mourinho kompleton edhe një blerje, duket cilësore

Tottenham ka përfunduar marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Matt Doherty.

Skuadra e Jose Mourinhos do të paguaj në arkat e Wolves 15 milionë funta, shkruan Indeksonline.

Kështu, Serge Aurier tashmë është i lirë të largohet me Milanin dhe Bayer Leverkusenin që kanë shprehur interesim për të.

Doherty bëhet transferi i tretë i Spurs për verën pasi Pierre-Emile Hojbjerg u bashkua nga Southampton dhe Joe Hart mbërriti nga Burnley.

Ai ka bërë 302 paraqitje për Wolves në total, duke regjistruar 28 gola dhe 41 asistime që nga momenti i transferimit nga Bohemians në vitin 2010. /IndeksOnline/