17:06 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mourinho kompleton stafin, këta janë ndihmësit e tij

Jose Mourinho sot është emëruar trajner i Tottenhamit pasi që skuadra angleze shkarkoi Mauricio Pochettinon.

Portugezi rikthehet në Premierligë pas aventurave me Chelsean dhe Manchester United, shkruan Indeksonline.

Ai tanimë ka kompletuar stafin dhe ka marrë ndihmës që ka bashkëpunuar me ta në të kaluarën.

Joao Sacramento, Carlos Lalin, Nuno Santos, Ricardo Formosinho dhe Giovanni Cerra do të jenë si pjesë e stafit trainues të Jose Mourinho. /IndeksOnline/