15:54 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Mourinho merr vendimin për të ardhmen, ja zgjedhja e trajnerit portugez

Trajneri portugez Jose Mourinho ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. 60-vjeçari do të qëndrojë edhe një vit me Romën, duke respektuar kështu kontratën e tij me skuadrës verdhekuq, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2024.

Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”, që deklaron se do të respektojë kontratën, duke rikthyer kështu disi buzëqeshjen te klubi dhe tifozët. Edhe pse trajneri portugez ka patur mjaft oferta, në Itali e jashtë saj, ai do të qëndrojë te Roma.

Mourinho nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Romën, ekip me të cilin vjet fitoi Conference League. Ndërsa këtë sezon, skuadra e tij synon një Champions League dhe trofeun e Europa League. Gjithsesi, ky sezon ka qenë me luhatje për Romën dhe shpesh Mourinho ka debatuar me gjyqtarët.

Në disa raste ai ka patur edhe shkëndija me klubin për të ardhmen, por duket se gvjërat janë sqaruar, pasi do të qëndrojë edhe Tiago Pinto, drejtori sportiv i klubit. Ky i fundit i ka dhënë garanci trajnerit për të ardhmen. Për Mourinho ishin interesuar mjaft klube në Europë.