75 Mall Live Search
22:11 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / C E

Mourinho mësohet keq me rezultate negative, nuk fiton as sot

Tottenham ka vazhduar pa fitore pas katër javësh në Premierligë.

Skuadra e Jose Mourinhos ka barazuar 1-1 si mysafir i Wolvesit në ndeshjen e javës së 15-të të kampionatit anglez.

Spurs kaluan të parët në epërsi në minutën e parë të ndeshjes me anë të Ndombele, shkruan Indeksonline.

Katër minuta para fundit, “ujqërit” barazuan rezultatin me anë të Saiss për të dalë me pikë nga kjo sfidë.

Tottenham mbetet në vendin e pestë me 26 pikë derisa Wolves në vendin e 11-të me 21 pikë. /IndeksOnline/