22:31 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mourinho mposhtet në “Old Traford”, Chelsea fiton ndaj Aston Villës

Manchester United ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premierligës.

Mourinho u mposht në “Old Traford”, ku u rikthye pasi mori drejtimin e Spursave, shkruan Indeksonline.

Dy golat për Djajtë e Kuq i shënoi Marcus Rashford në minutat 6′ dhe 49′ nga penalltia.

Golin e vetëm për Tottenham e realizoi Dele Alli në minutën e 39-të të ndeshjes.


Fitore ka shënuar edhe Chelsea që ka mposhtur Aston Villën me rezultat 2-1

Golat për skuadrën e Lampard i shënuan Abraham në minutën e 24-të dhe Mount në minutën e 48-të.

Golin e vetëm për Aston Villën e realizoi Trezeguet në minutën e 41-të.


Chelsea me këtë fitore mbetet në pozitën e katërt me 29 pikë, ndërsa Manchesteri ngjitet në pozitën e gjashtë me 21 pikë. /IndeksOnline/