07:59 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mourinho mund të drejtoj një skuadër franceze

Jose Mourinho do ta rifillojë karrierën e tij si trajner në Francë? 

Portugezi ka qenë i pranishëm të dielën në stadiumin e Ligue 1 ku është zhvilluar ndeshja mes Lille dhe Montpellier. Vetë ekipi vendas ka lajmëruar praninë e “Special One” në  tribunë: “Shikoni kush është në tribunë… Jo, nuk po ëndërroni. Është Jose Mourionho”.  

Edhe trajneri nuk e ka përjashtuar mundësinë për të punuar në Francë në një intervistë të dhënë për “Bein Sports”: “E shikoj veten si trajner në Francë. Jam një njeri që ka punuar kudo. Më pëlqen të mësoj gjuhë dhe kultura të reja”. 

“Do të ishte një eksperiencë fantastike të punoja në një kampionat të ri. Pres mundësinë e duhur për t’u kthyer”.