75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Mourinho mund të zgjedh një kampionat interesant

Jose Mourinho është i tunduar nga ideja për të punuar në Gjermani.

Ish-trajneri i Chelsea, Porto, Real Madrid dhe Manchester United ka deklaruar në një intervistë për “Bild” se:

“Bundesliga është një kampionat interesant dhe në rritje, edhe skuadrat e mesit të tabelës po përmirësohen dhe po rrisin nivelin e kompeticionit”.

“Stadiumet janë gjithmonë plot, organizimi është i shkëlqyer dhe skuadrat janë shumë të përgatitura taktikisht. Bayern është një gjigant, por shpresoj që Niko Kovac të ruaj vendin e tij, sepse ka punuar shumë për të arritur në këtë nivel”.