22:56 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Mourinho në “karantinë”, Leipzig ia prish krenarinë

Tottenham i Jose Mourinhos është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Londinezët janë mposhtur në “Red Bull Arena” nga Leipzig me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese dhe me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Në pjesën e parë Sabitzer realizoi dy gola (10′ dhe 21′) për t’i dhënë komoditet të lartë skuadrës së tij.

Golin tjetër për Leipzig e realizoi Forsberg në minutën e 87-të të ndeshjes.

Mourinho kështu e përfundon aventurën në Ligën e Kampionëve këtë sezon me vetëm dy ndeshje. /IndeksOnline.