75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Mourinho: Në Manchester nuk e kuptuan filozofinë time

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho në një intervistë për ‘beIN sport’ ka folur për të ardhmen dhe të kaluaren e tij profesionale.

“Filozofia ime e lojës? Varet. Nëse duhet të shkojmë në historinë e një klubi që të stërvisim ose të instalosh ideat tua duke injoruar kontestin? Varet. Në Manchester United nuk e kanë ditur filozofinë time.”, u shprehë Mourinho.

‘Special One’ tha se tash e tutje klubi që e merr atë si trajner duhet të jetë i qartë në qëllimet që dëshiron t’i arrij.

“Nga ana ime, unë nuk do të filloi bisedimet me ndonjë klub të ri, nëse menaxhmenti nuk janë të qartë në gjërat që kërkojnë.”, u shprehë portugezi.

Mourinho i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr klube me renome ka treguar se cili është ekipi më i miri që e ka menaxhuar.

“Ju ndoshta nuk pajtoheni që Chelsea e viteve 2004-2006 ishte fenomenale në të gjitha repartet.”, përfundoi Mourinho.

Ekipi i fundit që Jose Mourinho ka udhëhequr ishte Manchester United./Indeksonline/