75 Mall Live Search
22:36 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / Gj. Sh

Mourinho nuk e pranoi shkarkimin, kishte sherr dhe sharje me presidentin e Romës

Jose Mourinho të marten është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Romës.

Sipas mediave italiane, tekniku portugez nuk ishte i kënaqur me vendimin për shakrkimit e tij dhe pati edhe një përplasje të ashpër me presidentin e Romës, Dan Fridkin , shkruan IndeksOnline.

“Corriere Dello Sport” raporton se Dan Fridkin i ka dërguar Mourinhos një mesazh ku e ftonte në takim.

“Eja në zyrën time”, ishte mesazhi i presidentit, i cili kishte udhëtuar nga Amerika dhe shkoi në takim së bashku me djalin e tij.

Sipas gazetës, pas komunikimit të vendimit, kishte një përplasje mes Mourinhos dhe Dan Fridkin, ku në tone të larta pati edhe sharje në gjuhen angleze mes dy palëve pasi i kalonin njëri-tjetrit përgjegjësinë për situatën e Romës dhe krizën e rezultateve./IndeksOnline/