Mourinho nuk ‘ndahet’ nga Ndombele, e kërkon tek Roma

Jose Mourinho po shikon mundësinë për t’u ri-bashkuar me mesfushorin francez, Tanguy Ndombele, transmeton Indeksonline.
Portugezi e pati mesfushorin nën drejtimin e tij tek Tottenham sezonin e kaluar, ndërsa tani dëshiron ta transferojë në Olimpico.
Ish trajneri i shumë skuadrave evropiane dëshiron t’i shtojë opsionet në mesfushë, por francezi ka kontratë me Spurs deri në vitin 2025. /Indeksonline/