Mourinho: Para pensionimit do të doja ta drejtoja një skuadër angleze

Ish-trajneri i Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka pranuar se dëshiron të punojë sërish në Angli para se të pensionohet.
61-vjeçari aktualisht është në krye të Fenerbahçes në Turqi.
Në një intervistë për Sky Sports të martën, Mourinho bëri të qartë se para pensionimit dëshiron që sërish të drejtonte një skuadër angleze.
“Kam pasur tre klube në Angli, kështu që katër periudha të ndryshme kam trajnuar në Angli dhe më pëlqen. Dhe nga pikëpamja sociale, unë kam pasur fatin të jetoj në kaq shumë qytete, por familja ime jeton në Londër.
Londra është shtëpia ime, kështu që një ditë duhet të kthehem, nëse askush nuk më do. Por një ditë do të doja të kthehesha.
Por mos më keqkuptoni, dhe le ta bëjmë shumë të qartë, për dy vitet e ardhshme, këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm, askush nuk do të më marrë nga Fenerbahce”, tha ai. /IndeksOnline/