75 Mall Live Search
08:22 / E Hënë, 16 Janar 2023 / MSH

Mourinho për mbrojtësin shqiptar: Ka një kafshë përpara që i ha të gjithë…

Marash Kumbulla e justifikoi në mënyrë të përsosur besimin e dhënë nga trajneri Jose Mourinho, në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Fiorentinës, që përfundoi me rezultatin 2-0.

Pas mungesës së Ibanjez, tekniku portugez i besoi mbrojtësit shqiptar, i cili ishte i pakalueshëm në këtë përballje.

Gjithsesi pavarësisht elozheve ndaj Kumbullës, Murinho shprehet se kafsha i vërtetë në mbrojtjen e Romës është Ibanez.

“Kumbulla është mbrojtësi më i mirë, por në mbrojtje tani kafsha e vërtetë është Ibanjez, ai i ha të gjithë. Kumbulla ka luajtur dy ndeshje në një cilësi të lartë.

Është një profesionist i vërtetë. Ne kemi vetëm katër qendërmbrojtës dhe Marashi na jep gjithmonë reagime pozitive edhe pse në hierarki është i katërti., luan pak, por na jep përgjigje pozitive kur thirret në detyrë”, tha Murinho.