75 Mall Live Search
23:57 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mourinho përqafon djaloshin që riktheu topin dhe Tottenham shënoi gol

Jose Mourinho e ka marr fitoren e dytë brenda disa ditësh me Tottenhamin, duke e mposhtur Olympiacosin me rezultat 4-2.

Spurs ishin duke humbur pas pjesës së parë me rezultat 2-1, ku goli ishte shënuar nga Dele Alli.

Barazimi  erdhi me Harry Kane i cili shënoi pas vetëm pesë minutash në pjesën e dytë.

Lucas Moura asistoi, por asistimin e vërtet e dha një “djalosh i topave” që e ktheu shpejt topin në lojë.

Djaloshi ia dha shpejtë topin në duar Serge Aurierit, që e vazhdoi për Moura, i cili asistoi për Kane.

Mourinho nuk hezitoi ta falënderojë djaloshin duke e përqafuar.

Pastaj Tottenham shënoi edhe dy gola të tjerë, duke fituar në fund 4-2.