75 Mall Live Search
19:47 / E Diele, 11 Prill 2021 / A. A

Mourinho po përjeton sezonin më të keq si trajner në Premier Ligë

Tottenhami humbi 1-3 nga Manchester United në derbin e kësaj xhiroje në Premier League.

Kjo disfatë ia zvoglon gjasat skuadrës së Jose Mourinhos të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Në fakt, kjo ishte humbja e 10-të e Tottenhamit në Premier Ligë, që përkthehet ndryshe si sezoni më i dobët për trajnerin portugez në këtë garë.

‘Gjelat’ janë në vendin e 7-të me 49 pikë, 6 më pak se West Hami që okupon pozitën e 4-të.

/Indeksonline/