14:22 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mourinho, Pogbas: E shikon shenjën në derë, unë jam boss-i

“The Sun” raporton për një takim mes Mourinhos dhe Pogbas në zyrat e trajnerit në Carrington, që rezultoi me portugezin duke i rikujtuar mesfushorit francez se është ai që komandon në Manchester United.

Sipas informatave të publikuara, Pogba kishte shfaqur pakënaqësi ndaj Mourinhos për taktikat e përdorura nga trajneri dhe gjithashtu në nivel personal, me problemet e tij për tu përshtatur me pozicionin në të cilin ai ishte duke luajtur.

Mbledhja përfundoi me Mourinhon duke i thënë Pogbas gjatë largimit nga zyra të shikoj shenjën që tregon fjalën “trajner” në derë: “Unë jam bosi” .

Informata të tjera në Angli flasin se Raiola do të bënte një lëvizje të lojtarit francezit por se paga e lojtarit do të ishte pengesa më e madhe për një transferim hipotetik.

Pogba ka qenë zëvendësues në disa nga ndeshjet e fundit, dhe edhe kur ka qenë startues ai është zëvendësuar disa herë. Për momentin francezi nuk duket si një futbollist i padiskutueshëm për Mourinhon. /IndeksOnline/