Mourinho pritet të bëhet trajner i skuadrës angleze

Jose Mourinho të marten është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Romës.
Portugezi u shkarkua pas humbjes nga Milani dhe për shkak të rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.
Por Mourinho shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re.
Mediat angleze raportojnë se ”Special One” pritet të rikthehet në Premierligë, për të marr drejtimin e skuadrës së Newcastle.
Raportohet se rerët e ekipit anglez gjatë kësaj jave do t’i nisin negociatat me Mourinhon për ta zëvendësuar trajnerin aktual Eddie Howe, i cili pritet të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.
Kujtojmë që Mourinho kishte kontratë me Romën deri në muajin qershor./IndeksOnline/