Mourinho publikon formacionin në Instagram, i mungojnë disa lojtarë

Një tabelë taktike, një formacion jo i plotë dhe dy data, 10 dhe 17 korrik, këto janë shënimet e Mourinhos , i cili rregullon dhe organizon rifillimin e Romës për sezonin e ri.
Në Instagram Mourinho vizatoi situatën aktuale, duke vendosur magnet në fushë me emrat e lojtarëve që tashmë ka në dispozicion nga dita e sotme.
Në tabelë shihen:
Dy portierët: Svilar dhe Boer. Mancini, Smalling dhe Llorente në mbrojtje,
anësorë janë Karsdorp dhe Zalewski.
Pastaj në mesfushë Matic, surpriza Pagano – një i ri nga Primavera – dhe Aouar janë të vetmit në rol.
Belotti i vendosur përballë ish-Lyonit. Përpara në sulm janë Dybala, El Shaarawy, Solbakken dhe Belotti.
Këta janë lojtarët mbi të cilët Mourinho mund të llogarisë tashmë. Ata që do të ketë nga 17 korriku janë: Cristante, Bove, Spinazzola, Ibanez, Celik, Pellegrini, Rui Patricio dhe N’Dicka.
