Mourinho: Ronaldo është rast për t’u studiuar
Cristiano Ronaldo vazhdon të mahnisë botën e futbollit, edhe në moshën 34 vjeç.
Dhe një nga ish menaxherët e tij, Jose Mourinho, beson se Ronaldo është aq mbresëlënës sa është një rast për tu studiuar.
“Nuk më befason mua [se ai akoma po performon]”, tha Mourinho për TV portugeze, për ESPN . “Në moshën 34 vjeçe, ai është top në botë, në një ekip të mirë, në gjendje të mirë. Unë nuk jam i befasuar aspak, sepse gjenetikisht dhe mendërisht ai është një rast studimi.
Dhe Mourinho, madje bëri një parashikim të vogël për të ardhmen – që Ronaldo do të shënojë gola edhe pasi të dalë në pension.
“Kur të jetë 50 vjeç ai do të jetë në shtëpi dhe FIFA do ta ftojë për një lojë legjendash,” tha Mourinho. “Ai do të luajë ndeshjen dhe do të shënojë një gol.
“Jam i sigurt se do të jetë kështu”./Indeksonline/