Mourinho shpërndan ushqimet perimet e freskëta për familjet në nevojë

E gjithë bota është angazhuar për t’iu dalë në ndihmë nevojtarëve që janë prekur nga pandemia koronavirus.
Trajneri Jose Mourinho është përkujdesur vetë që të shpërndaj perimet e freskëta të rritura në qendrën stërvitore të Tottenham.

Skuadra e Premierligës ka ndarë pamje nga gjesti human i teknikut portugez.

Kopshti dhe kuzhina e skuadrës së Tottenhamit ka vendosur që të jetë në dispozicion për njerëzit në nevojë. /IndeksOnline/
