75 Mall Live Search
10:14 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / L K

Mourinho shpërthen kundër lojtarëve të Romës: S’ka faj Guardiola që ua jep shkelmin lojtarëve

Mourinho akuzoi lojtarët e tij për zhvlerësim të Ligës së Evropës, pas barazimit të djeshëm ndaj Servette.

“Janë të shumtë ata që janë në stol dhe hyjnë në Serie A me një qëndrim të shkëlqyer, por më pas në Europa League duken dembelë dhe nuk duken në fushë. Ka lojtarë që humbën edhe një herë mundësinë për të provuar vlerën e tyre, si Aouar” ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Mourinho ka thënë se e arsyeton Guardiolën për një gjë, duke shprehur irritimin e tij më qëndrimin e lojtarëve të Romës në fushë.

“Nuk ka faj Guardiola. Nëse ai nuk është i kënaqur me një futbollist, ai i thotë lamtumirë, e shkelmon dhe zgjedh një tjetër. Unë nuk mund ta bëj këtë këtu dhe po më kushton” ka thënë Mourinho./Indeksonline/