Mourinho ‘shpërthen’ pas pyetjes së gazetarit: Mos më pyet për pagën

Strategu portugez, Jose Mourinho, ka ‘shpërthyer’ pas pyetjes së një gazetari gjatë një konference pas ndeshjes mes Benficas dhe Portos.
“Mos më pyet për pagën, fol për veten tënde!”, iu drejtua atij Mourinho.
Ai u irritua kur një gazetar e pyeti në lidhje me pagën e tij, duke e lidhur këtë me pritshmëritë për suksesin, dhe iu kthye gazetarit:
“Sa fiton ti? Dëshiron ta thuash apo jo? Unë nuk do ta them. Ah, nuk do ta thuash? Atëherë mos fol për mua…”
Trajneri theksoi se nuk ka interes për diskutime rreth parave:
“Sa fiton, sa i shtrenjtë je? Unë fitoj më shumë se ti, por nuk ka rëndësi. Më duket se keni kuriozitet të tepruar, je i fiksuar pas numrave.”
Pasi shmangu temën e pagave, Mourinho foli për objektivat me Benficën:
“Ndoshta do të fillojmë të fitojmë që nesër. Futbolli është kështu, rezultatet pasojnë punën e bërë. Po punojmë fort. Kur një lojtar humb, ndien përgjegjësi, njësoj edhe trajneri. Më shumë se CV-ja ime, rëndësi ka përvoja ime, duke fituar dhe humbur.”
Mesazhi i Mourinhos ishte i qartë: fokusi duhet të jetë te puna dhe rezultatet, jo te pagat.