Mourinho shumë i zhgënjyer me Romën

Jose Mourinho e ka shfaqur publikisht zhgënjimin e tij me Romën. Trajneri portugez ka patur pritje të tjera sa i përket afatit kalimtar veror, por që deri më tani drejtuesit e skuadrës nuk e kanë nxjerrur ende kuletën për të.
“Ju mund të vëreni fytyrën time për të kuptuar zhgënjimin që kam. Jam i shqetësuar” ka thënë Mourinho pas grumbullimit me skuadrën romake.
Kur gazetarët e pyetën për zhgënjimin e tij, portugezi tha se sigurisht që kjo ka të bëj me afatin kalimtar.
Celik, Matic e Svilar janë tri blerjet e Romës që sipas analistëve nuk bëjnë fare diferencën dhe nuk parashihen si blerje të mëdha.
Mou kishte pritje që skuadra do të shpenzonte shumë në verë dhe do të ishtë konkurruese për edicionin e ardhshëm në garën për titull./Indeksonline/